Petrit Vasili reagon ashpër ndaj Ramës: Gënjeshtar lëkurëtrashë!

550
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish ashpër ndaj kryeministrit Rama mbi çështjen e Teatrit Kombëtar, ku i drejtohet atij si nj gënjeshtar lëkurëtrashë.

“Edi Rama ka vetëm dhe vetëm një aftësi, ku nuk e arrin dot askush, që të gënjejë.” – shkruan Vasili në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Vasilit:

Gënjeshtar lëkurëtrashë !!!

Edi Rama ka vetëm dhe vetëm një aftësi, ku nuk e arrin dot askush, që të gënjejë.

Të gënjejë kudo, kurdoherë dhe vazhdimisht pa u skuqur sepse lëkura e fytyrës i është bërë e trashë si shollë.

Deklaroi në 30 korrik në konferencë me gazetarët se :”Asnjë centimetër nga trualli i teatrit nuk preket dhe nuk i jepet privatit”.

Sot e pyesin qytetarët në FB: “se sa metër katror i jepen privatit”
dhe ky gënjeshtari lekurëtrashë, Edi Rama i thotë që”rëndësi ka teatri që do marrësh”.

Ky mashtrues e konsideron pronën publike të të gjithëve neve si pronë të tij, ndaj bën pazar me të pa ju dridhur qerpiku, e rruan e qeth, e grin, e përpin.

Edhe gënjeshtar edhe kusar.

Shikojeni vetë komentin që ta kuptoni se çfarë gënjeshtari ka hyrë dhe rri në kryeministri.

Fotografia e Petrit Vasili