Shqipëria në emergjencë demografike, pakësohen lindjet

442

Popullsia shqiptare rrezikon të zhduket, INSTAT: Në 2019, 5.7% më pak lindje

Bien lindjet dhe shtesa natyrore, Shqipëria në emergjencë demografike

Vendi ynë rrezikon të përfshihet në një të ardhme alarmante, për sa i përket numrit të popullsisë. Duke mos mjaftuar largimi masiv i qytetarëve gjatë viteve të fundit, një tjetër faktor shqetësues i tkurrjes së popullsisë është rënia e numrit të lindjeve. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat demografike për tremujorin e dytë të vitit 2019. Ecuria e treguesve demografikë vijon të jetë e trishtë. Edhe për këtë tremujor lindjet, si dhe shtesa natyrore e popullsisë, kanë shënuar rënie në raport me një vit më parë. Numri i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 rezulton 6.362, duke shënuar një rënie prej 5,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e dytë 2019 rezulton 4.777, duke shënuar rënie prej 5,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Gjatë tremujorit të dytë 2019, numri i lindjeve tejkaloi me 1.585 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë 2019 pasqyron një rënie prej 5,5%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018. Në tremujorin e dytë 2019, shtesa natyrore e popullsisë shënon vlerën më të lartë në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 969 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e dytë 2019, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në katër qarqe. Vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 93 numrin e lindjeve.

Lindjet

Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 regjistrohet në Qarkun e Tiranës, me 2.157 lindje, të cilat shënojnë rënie me 4,2%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.
Numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 regjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës, me 111 lindje, duke pasur një rënie prej 10,5%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.
Nëntë nga 12 qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e dytë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Rëniet më të mëdha të lindjeve, gjatë kësaj periudhe e shënojnë Qarku i Shkodrës me 17,7% dhe ai i Fierit me 15,0%.
Qarqet, të cilët kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve janë Kukësi me 6,3%, Elbasani me 5,7% dhe Korça me 4,8%.

Vdekjet

Gjatë tremujorit të dytë 2019, numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në Qarkun e Kukësit, me 104 vdekje, me një rënie prej 23,0%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.
Nëntë nga 12 qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të vdekjeve në tremujorit të dytë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Rënien më të madhe të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Kukësit me 23,0 % dhe Shkodrës me 16,3 %.
Qarku i Korçës nuk ka pasur ndryshime krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm, ndërsa qarqet të cilat kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve janë Berati me 16,5% dhe Tirana me 3,9%.

Numri i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 rezulton 6.362, duke shënuar një rënie prej 5,7%, krahasuar me 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e dytë 2019 rezulton 4.777, duke shënuar rënie prej 5,7%, krahasuar me vitin e kaluar. Gjatë tremujorit të dytë 2019, numri i lindjeve tejkaloi me 1.585 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë 2019 pasqyron një rënie prej 5,5%