Rritje e bashkëpunimit në bujqësi mes Shqipërisë dhe Izraelit

117
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, priti sot ambasadorin e Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin.
Në këtë takim, ministri Panariti i uroi mirëseradhjen ambasadorit Rodkin, me të cilin ndau mendimin dhe vullnetin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e bujqësisë midis Shqipërisë dhe Izraelit.
Ministri Panariti vlerësoi klimën e bashkëpunimit midis dy qeverive, por edhe midis përfaqësuesve të biznesit të dy vendeve përkatëse, qe ka filluar të konkretizohet me iniciativa dhe projekte të përbashkëta të teknologjisë së lartë në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.
Ambasadori Rodkin njohu ministrin Panariti me iniciativën më të re, e cila konsiston në ardhjen në Shqipëri të një prej kompanieve më prestigjioze izraelite për ndërtimin e një sere moderne, e cila do të shërbejë si shkollë kualifikimi dhe trajnimi për fermerët shqiptarë.