Raporti i KLSH, Koncesionarët dhe evazioni fiskal gropë në buxhet. Dëmi 15.7 mln lekë në 2 vite

730
Kontrolli i Lartë i Shtetit në publikimin e raportit të parë për këtë vit evidenton faktin se ndaj buxhetit të shtetit është shkaktuar një dëm prej 15.7 miliard lekë në periudhën 2012-2014.
Ndërsa për periudhën janar-prill 2015 janë trajtuar 105 ankesa.Ndër problemet kryesore konstatohen çështje të privatizimit dhe kthimin të pronës si dhe të administrimit financiar dhe prokurimit publik.
Tirane- Buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej 15.7 miliard lekësh në periudhën 2012-2014.Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar buletinin e parë për vitin 2015 ku konstatohet se dëmi më i madh vjen nga evazioni fiskal i shkaktuar nga konçesionarët.
Sipas raportit të KLSH koncesionaret kanë shmangur skemen e pagesës së tvsh-së me një dëm financiar kundrejt buxhetit të shtetit 316 milion lekë , ndërsa 11.1 miliard lekë të tjera janë evazion fiskal nga mosdeklarimi i prodhimit të shtuar të naftës bruto, si pasoje e përdorimit të holluesit.
Të ndara në zëra në sektorin e tatim-taksave konstatohet shkelja më e madhe e cila kap një vlerë të përgjithshme prej 11.6 miliard lekësh.Më pas vijnë doganat në të cilat konstatohet një shkelje prej 3. 4 miliard lekës dhe prokurimet me 202 milion lekë.
Pjesa me e madhe e demit financiar nga doganat jane detyrime te papaguara, nga drejtoria e pergjithshme e doganave si dhe deget doganore Durres, Fier, Vlore, Kakavije si pasoje e mosllogaritjes dhe mosarketimit të rentes minerare për mineralet e eksportuara.
Ndërkohë për katër muajt e parë të këtij viti KLSH ka marrë 105 ankesa ,36 prej të cilave janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigja përkatëse, ndërsa 69 janë në procesin e verifikimit.
Problematika qe zë vendin e parë në këto ankesa me 34.7% ka të bëjë me privatizimin dhe kthimin e pronës ndërsa pas saj renditet administrimi financiar dhe fusha e prokurimit.
Sigal