Raporti i hetimit tatimor/ Arkës së shtetit i mungojnë 130 milionë euro nga skemat e mashtrimit dhe evazioni fiskal me taksat

500
Sigal

Hetimi tatimor: Mashtrimet me TVSH, skema më e rrezikshme për ekonominë shqiptare

Skemat e mashtrimit dhe evazioni me taksa, dëm 130 milionë euro shtetit

Financat e shtetit shqiptar kanë pësuar një goditje të fortë gjatë vitit të kaluar nga mashtrimi me TVSH-në, fshehja e të ardhurave, evazioni i taksave etj., duke shtuar pasiguritë për qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe bizneseve në Shqipëri. 16 miliardë lekë ose 130 milionë euro është shifra e dëmit të shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit nga evazioni fiskal dhe skemat mashtruese gjatë vitit 2018. Këto shifra raportohen nga të dhënat e hetimit tatimor ku shpjegohen se cilat ishin shkaktarët e dëmit të lartë që i bëhet financave të shtetit. Sipas tatimeve shkeljet më të mëdha janë konstatuar tek fshehja e qëllimshme e të ardhurave me vlerë që arrin deri në 52 milionë euro. Shkeljet në këtë rast kanë si qëllim shmangien e detyrimeve tatimore duk mos deklaruar të ardhura ose duke i manipuluar ato. Kjo lidhet me shkaktarin e dytë më të madh të dëmit ndaj shtetit që është mospagimi i taksave me vlerë 43 milionë euro. Skemat e mashtrimit të TVSH kishin madhësinë e tretë të evazionit fiskal të zbuluar vitin e kaluar. Ndër shkeljet me evazionin fiskal, skema më e rrezikshme është mashtrimi me TVSH pasi nëpërmjet saj persona mashtrues pa lidhje me biznesin përfitojnë lekë pas dhënë asnjë në kontribut në ekonomi. Strukturat e hetimit në Administratën tatimore kanë zbuluar vitin e kaluar 12 skema të mashtrimit me TVSH, të cilat kapën një vlerë prej 4.1 miliardë lekësh ose 33 milionë euro. Mashtrimi me biznese fiktive për qëllime të rimbursimit të TVSH është një praktikë e njohur në vendin tonë. Shuma e TVSH që u përfitua pa të drejtë nga skemat e mashtrimit ishin sa 11.3 për qind e të ardhurave faktike nga TVSH-së së grumbulluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Rastet e zbuluara nga hetimi tatimor janë referuar në prokurorinë e Tiranës gatë vitit të kaluar. Nisur nga këto denoncime në fillim të këtij viti Prokuroria e Tiranës arrestoi 25 administratorë të kompanive fiktive për falsifikim faturash dhe skema mashtrimit me TVSH. Mashtrimi që kishin bërë këto kompani ishte rreth 18 milionë euro. Hetimi tatimor ka faktuar se faturat false, ku për blerjet shënoheshin fruta dhe perime dhe për shitjet hekur dhe beton.