Përmbytjet, Panariti: Situata është përmirësuar, bizneset të sigurohen

743
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një deklaratë për media ka folur për përmbytjet e ndodhura së fundmi në vendin tonë, kryesisht në Fier, Vlorë e Lushnjë. Ai theksoi se situata e krijuar nga përmbytjetet është drejt përmirësimit të vazhdueshëm dhe gati është stabilizuar. Megjithatë, ministri nënvizoi se pas kalimit të emergjencës është e nevojshme që të garantohet siguria e sistemit.

“Situata në përmirësim sitematik të vazhdueshëm, ujërat janë tërhequr nga terrenet që kishin përmbytur. Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë, situata thuajse është stabilizuar. Po kjo është situatë e përkohshme pasi jemi në kohë shirash. E nevojshme që të garantojmë sigurinë e sistemit”, theksoi Panariti.
Sigal