Rustem Peçi: Është degë e një lisi të lartë e hijerëndë, siç ka qenë Shefqet Peçi

2195
Kolonel Rustem Peçi është bir i shquar i Picarit të rrethit të Gjirokastrës, lindur më 5 shtator të vitit 1935. Është degë e një lisi të lartë e hijerëndë, siç ka qenë Shefqet Peçi, ish-komandant i Brigadës V Sulmuese Partizane, “Hero i Popullit”. Edhe pse i vogël në moshë, pionier, Rustem Peçi u aktivizua herët dhe gjallërisht në Luftën Antifashiste nacionalçlirimtare. Dhe nuk kishte, se si të ndodhte ndryshe. Jetonte në një familje, ku në bisedat e përditshme nuk flitej për pronë e pasuri, por për Atdhe dhe Shqipëri. Ndërsa i ati, komandanti ynë lab, siç është shprehur Dritëro Agolli, ngrinte peshë mbarë Labërinë për luftë kundër të huajve, Rustemi i ri, përfshihej e aktivizohej në Organizatën e Rinisë Antifashiste Nacionalçlirimtare të vendlindjes. Dhe përmes
veprimtarisë së vetë konkrete, sikur donte t’u thoshte fashistëve dhe veglave të tyre: Jam jo thjesht djali i Shefqetit, por edhe biri i Atdheut. 
Të plotë shkrimin mund ta lexoni në gazetën Telegraf….
Sigal