Ditari i Bedri Spahiut:E vërteta e pushkatimit të Bahri Omarit, gjyqi i Koçi Xoxes, minat në Kanalin e Otrantos

946
Sigal

Ditari i Bedri Spahiut: Pse s’hipa në taksinë e Haki Toskës për në Labinot dhe dyshimi im se do më vrisnin shokët e luftës

U  linda më 13 korrik 1908 në një familje në lagjen “Palorto” të Gjirokastrës. Nëna vdiq kur unë isha 10 vjeç. Babain në prill 1944 erdhën dhe e morën në shtëpi dy ballistë dhe e vranë në një përrua. Trupi nuk u gjet kurrë. Gjatë fëmijërisë time gjendja ekonomike e familjes ishte shumë e rëndë. Babai shkoi në kurbet (në Turqi). Përpjekjen e dytë e bëri më 1922-n. Gjatë kësaj kohe unë isha në shkollën fillore dhe deri më 1923-n mbarova 4 klasë me nota të shkëlqyera. Prej pamundësisë ekonomike për të vazhduar gjimnazin, më 16 maj 1923 u nisa për Izmir, te babai. Ende pa u çmallur mirë, babai filloi të më fliste për “punë”.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf