Zyrtare: Pesë të arrestuar dhe për 10 të tjerë padi penale për dhunën në Kuvend

526
Padi penale kundër 15 personave janë dorëzuar nga ana e Njësitit për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup deri te prokuroria Themelore Publike – Shkup lidhur me trazirat që ndodhën mbrëmjen e së enjtes në Kuvendin e Maqedonisë, prej të cilëve pesë persona janë arrestuar.
Siç njoftoi sot pasdite MPB, kundër personave B.M. (38) nga Shkupi, D.H. (43) nga Prilepi, N.M. (34) nga Shkupi, K.XH. (54) nga Shkupi, GJ.B: (44) nga Shkupi, D.D. (45) nga Shkupi, V.N. (45) nga Shkupi, S.P. (57) nga Shkupi, A.Z. (63) nga Shkupi, është ngritur padi penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “Pjesëmarrje në turmë që do të pengojë person zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare” sipas nenit 384 nga KP i RM-së.
“Në bazë të video materialeve të shikuara dhe masave të ndërmarra operative është bërë identifikim i personave të lartpërmendur, dhe pesë prej tyre tanimë janë arrestuar. Krahas kësaj, MPB-ja deri te PTHP kompetente dorëzoi edhe njoftim të posaçëm për organizatorët e protestave për veprim eventual të mëtejshëm të prokurorisë rreth ndriçimit të plotë të ndodhive nga 27.04”, thuhet në kumtesë.
Nga MPB-ja thonë se sipas informatave të deritanishme të dokumentuara, në datën 27 të këtij muaji rreth orës 19 para dhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të denoncuarit, pas përfundimit të seancës ku është zgjedhur kryetari i Kuvendit, si dhe gjatë mbajtjes së konferencës për shtyp në sallë, kanë hyrë brenda ku kanë kryer dëmtim të korridorit, ndërsa pastaj fizikisht i kanë sulmuar nëpunësit policorë të sigurimit të brendshëm A.J., V.K., B.GJ: me ç’rast kanë hyrë në sallën 3 ku mbahej konferenca për shtyp dhe fizikisht i kanë sulmuar të pranishmit Z.Z. (42) nga Strumica, Z.S. (44) nga Struga, R.SH.J. (44) nga Shkupi, O.S. (40) nga Kumanova, S.M. (53) nga Shkupi, si dhe deputetë të tjerë nga partitë politike të LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.
Të denoncuarit B.M., M.S., D.A., I.J., D.H., N.M., K.XH., GJ.B., D.D., V.N., S.P., D.V., A.Z., A.S. dhe M.C., me veprimet e përbashkëta të lartpërmendura me përdorimin e dhunës fizike dhe kanosjeve, siç thuhet, kanë kryer dhunë ndaj personave dhe kanë dëmtuar pronë, me ç’rast i kanë kryer veprat e lartpërmendura penale.
SPB Shkup në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup edhe më tej ndërmerr masa dhe aktivitete me qëllim të identifikimit dhe dokumentimit edhe të personave të tjerë pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, qëndron në kumtesën e MPB-së.
Sigal