Zhduket adoleshenti shqiptar, policia publikon foton duke apeluar për ndihmë

452
Sigal

Policia britanike është vënë në kërkim të një adoleshenti shqiptar, i cili është raportuar i zhdukur nga adresa ku po qëndronte në Worthing të Anglisë.

Zyrtarët kanë ngritur shqetësimin për 16-vjeçarin Eduart Deda, një emigrant nga Shqipëria, pasi u pa për herë të fundit rreth orës 21:30 në 29 maj.

Sipas mediave të huaja Eduarti përshkruhet nga policia “ si i gjatë 1.72 m, i dobët dhe ka një shenjë në dorën e tij të majtë. Ai flet anglishten me dialekt, dhe kishte veshur një xhaketë të zezë me zinxhir, bluzë të bardhë e xhinse”.

Çdokush që e sheh Eduartin, ose që mund ta dijë se ku është, kërkohet të kontaktojë policinë në internet ose duke telefonuar 101, duke cituar referencën 0770 të 30/05.