Vret veten e fejuara e Jim Carrey, në Los Angeles

439
Cathriona White, e fejuara e aktorit të famshëm Jim Carrey është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles. Lajmi është publikuar nga Tmz, që shkruan se 28 vjeçarja nga vdekur nga overdoza. Shumë pranë vajzës janë gjetur shumë ilace, të cilat ajo i ka pirë në një koktail, që i solli vdekjen. Tmz flet edhe për një letër të drejtuar 53 vjeçarit Carrey, ku flitet për ndarjen e tyre të radhës. 

Policia ka ndërhyrë në banesën e White pas shqetësimit të disa miqve të saj, të cilët nuk po komunikonin dot më të. Të dy ishin të lidhur që prej 2012, por ishin ndarë më shumë se një herë. Jim dhe Cathriona kishin filluar të takoheshin sërish disa muaj më parë, por raporti i tyre s’ka qenë kurrë i qetë. Ndarja e fundit duket se ka ndodhur në 24 shtator, datë në të cilën vajza kishte shkruar në rrjetet sociale: ’Po e mbyll adresën time në Twitter, shpresoj të kem qenë një dritë për miqtë e mi dhe për personat pranë meje’. Një mesazh që duke e lexuar sot tingëllon si një lamtumirë.
Sigal