Vrasje në familje/Nënë e bijë vrasin pesë anëtarët e familjes, mes tyre edhe fëmijë

507
Sigal

Nënë e bijë janë arrestuar nga policia në Pensilvani, me akuzën e vrasjes së pesë anëtarëve të familjes së tyre, mes të cilëve edhe fëmijë.

Shana Decree, 45 vjeç dhe Dominique Decre, 19 vjeç, u arrestuan pas gjetjes së trupave të të afërmve të tyre, në një apartament në Morrisville.

Policia tha se trupat u gjetën rreth orës 5:30 pasditen e së hënës, pasi një fqinj i kishte lajmëruar se nuk e kishte parë familjen për një javë.

Mes të vdekur janë dy fëmijët e tjerë të Shana Decree, Naa’Irah Smith, 25 vjeç dhe Damon Decret Jr, 13 vjeç.

Gjithashtu Shana vrau të motrën Jamilla Campbell, 42 vjeç, së bashku me vajzat e saj binjake Imani dhe Erika Allen, 9 vjeç.

Policia po kërkon gjithashtu djalin 17-vjeçar të Jamilla Campbell, Joshua për ta mbajtur nën mbrojtje, por nuk është i dyshuar në krimin makabër.

“Kjo është një tragjedi e tmerrshme. Sapo fola me familjen e pesë të vdekurve dhe ne jemi të gjithë pa fjalë”, tha Prokurorja Matthew Weintraub.

Nëna dhe vajza përballen me pesë akuza për vrasje dhe një akuzë për komplot. Policia po vijon hetimet, për të kuptuar arsyen e këtij krimi makabër.