VIDEO/ Çmenduri, gruaja hidhet sipër makinës për të ndaluar hajdutit

95
Një grua e guximshme nga Wauwatosa e cila ndaloi në një karburant ka luftuar me një hajdut i cili u përpoq ti vidhte makinën.

Melissa Smith doli nga makina dhe e la atë hapur. Kur u kthye ajo pa një hajdut me kapuç që po hynte në brenda në makinë dhe vrapoi duke u hedhur sipër saj për ta ndaluar atë.

“Në mendje më erdhi çmimi që kisha blerë makinën,”-ka thënë Melissa për WISN 12. “Ai ishte duke qeshur ndërkohë që ishte në makinën time dhe po përpiqej që të largohej, kështu që nuk u pendova për veprimin që bëra.”

Ajo gjithashtu pohoi se nuk mendoi fare për rrezikun e hedhjes mbi makinë ndërkohë që hajduti e kishte nisur atë.

“Nuk është një gjë e mençur apo e sigurtë, por unë ndoqa instiktin tim.”