Vendet e Ballkanit kërcënojnë BE: Nuk do të lejojmë kalimin e emigrantëve

87
Vendet ballkanike kanë kërcënuar BE-në duke thënë se nuk do të lejojnë kalimin e emigrantëve, në rast se dera për këta të fundit do të mbyllet nga shtetet e Europës Perëndimore.
Një të tillë e kanë konfirmuar zyrtarë nga Bulgaria, Rumania dhe Serbia.
Ndërkohë, Presidenti i Slovenisë, Borut Pahor, ka deklaruar se qeveria do të qëndrojë në gadishmëri dhe në rast se do t’a shohë të arsyeshme, do të marrë masa përpara se të jetë shumë vonë.
Më herët, Kryeminsitri i këtij vendi, Miro Cerar, nuk e përjashtoi mundësinë e fortifikimit të kufinjve me gardhe prej metali.
Paralajmërimet e liderëve ballkanikë kanë ardhur në prag të diskutimeve që këta të fundit do të mbajnë me vendet antare të Bashkimit Europian.
Sipas Agjensisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, numri i emigrantëve që mbërrijnë në Greqi çdo ditë e kalon shifrën e 9.000 personave.
Kjo është shkalla më e lartë e regjistruar gjatë këtij viti.
Në Sloveni, gjatë ditëve të fundit kanë kaluar mbi 58.000 azil-kërkues, ndërkohë që mijëra të tjerë po presin në kufinjtë e vendit, në kushte mjaft të vështira atmosferike.