Uragani i fuqishëm godet Mesdheun në fundjavë, kërcënohet Shqipëria

632
Sigal

Një stuhi e fuqishme e quajtur “medicane” do të kërcënojë vijat bregdetare përgjatë Detit Mesdhe gjatë ditëve të ardhshme dhe Greqia duket të jetë nën shënjestrën e saj.

“Medicanes” nuk janë teknikisht uragan, pavarësisht nga nomenklatura e ngjashme. Ato janë ciklone që mund të japin impakte të forcës së stuhisë dhe tentojnë të zhvillojnë disa karakteristika tropikale.

Në ditët e ardhshme, një zonë e organizuar e presionit të ulët atmosferik pritet të formohet në jug të thembrës së Italisë dhe në detin Jon duke u bërë kështu edhe një kërcënim për Shqipërinë.

Erërat e forta jugore pritet të grumbullohen kundër bregdetit perëndimor. Kjo mund të shkaktojë një rritje të stuhisë prej 2 deri në 3 metra. Zonat më të goditura mund të përfshijnë Shqipërinë jugore dhe ishujt grekë, ku priten 7 deri në 11 cm shi.

Uragani pritet të arrijë formën e tij të plotë, ditën e sotme, 28 shtator, ku pitet të godasë  brigjet Siçiliane, zonat më të rrezikuara janë e Siracusa dhe Catania.