Thaçi: Marrëveshja me Serbinë ka kuptim vetëm nëse na njohin si shtet

96

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e pestë të ambasadorëve që po mbahet në Prishtinë ka folur sërish për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë si dhe dialogun me këtë shtet. Kreu i shtetit kosovar tha se marrëveshje përfundimtare me Serbinë është shumë vështirë, ndërsa shtoi se ajo mund të realizohet të arrihet dhe ka pak gjasa të ndodhë, por sipas tij arritja e një marrëveshje të tillë ka kuptim vetëm në Kosova njihet nga Serbia dhe anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi, ligjërisht e obligueshme nuk do të jetë e lehtë, por sipas tij, është e vetmja mundësi për të ecur para në integrimet euro-atlantike.
“Asnjëherë nuk kemi lejuar që në Bruksel të hapet çështja e shkëmbimit të kufijve…. S’ka ndarje, s’ka shkëmbim të territoreve, s’ka asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Thaçi, por sipas tij, vetëm korrigjim të kufijve. Sipas tij, s’ka qenë i lehtë as demarkimi i kufirit me Maqedoninë, e as me Malin e Zi, shkruan telegrafi.

“Ne si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyer me fqinjët tanë. Dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie fqinjësore edhe me Serbinë dhe të ecim drejt integrimeve euro-atlantike”, tha presidenti.
Sipas tij, aktualisht është krijuar një momentum i ri ndërkombëtar për një marrëveshje Kosovë-Serbi, ligjërisht e obligueshme dhe të mbyllet kapitulli i luftës ndërmjet dy vendeve. Ai tha se është momenti i hapjes së temës së bashkëngjitjes së territorit të Luginës me Kosovën. Presidenti i vendit më tej tha se çdo hap i palës kosovare do të jetë i bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-të dhe Brukselin.