Tetë persona kanë humbur jetën nga alkoli në Stamboll, 19 janë në gjendje kritike

453
Së paku tetë njerëz kanë vdekur në katër ditët e kaluara në Stamboll, derisa 19 tjerë janë në gjendje kritike pas konsumimit të rakisë ilegale. Të gjitha viktimat rakinë turke, një pije e fortë alkoolike që prodhohet nga glikanxo, për të cilën autoritetet vlerësojnë se ka qenë e përzier me dozë vdekjeprurës të metil alkoolit, transmeton agjencia AFP.

Gazeta turke “Huriet” shkruan se policia ka arrestuar shtatë persona për të cilët dyshohet se kanë prodhuar rakinë vdekjeprurëse. Në vitin 2005 në Turqi për shkak të konsumimit të alkoolit illegal kanë vdekur 22 njerës.
Sigal