Sot Arabia Saudite kremton 82- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

63

Mbretëria e Arabisë Saudite, sot ka 82 -vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ky shtet e ka shpallur pavarësinë më 23 shtator të vitit 1932. Aktualisht, ka një popullsi prej 24 293 844 persona. Nga të dhënat e historisë kuptohet se, ky vend gjithnjë ka qenë i banuar nga Semitët. Për shkak të klimës së nxehtë, ekonomia e këtij vendi është ekonomi e bujqve endacakë, të cilët shpesh arrinin të vendoseshin në luginat frytdhënëse. Vendosja më e madhe ishte ajo gjatë përhapjes së fesë islame nga profeti Muhamed në shekullin e VII-të. Myslimanët në krye me profetin e tyre arritën të krijojnë një perandori që shtrihej nga Spanja deri në Indi.Mirëpo me zhvendosjen e kryeqendrës së perandorisë, brenda një kohe shumë të shkurtë Arabia humbi rendësin politike. Vetëm qytete e shenjta vizitoheshin nga besimtarët mysliman për çdo vit. Që nga shekulli i XVIII, Dinastia e Saudëve hynë në aleancë me lëvizjen reformuese islamike “Ualhabitët” që të arrijë bashkimin e fiseve më të rëndësishme arabe. Një përpjekje të tillë ka bërë Emir Saud i me një invazion gjatë viteve 18031814 mirëpo përpjekja e tij përfundojë me një humbje të thellë që i shkaktoi veziri i sulltanit në Egjipt, Muhamet Ali Pashë Egjipti. Trupat e djalit të Saudit (Abdallah I) humbën betejat dy herë gjatë viteve 18181882 dhe më 18381843 dhe më këtë tokat e saudëve në Nexh u okupuan nga trupat egjiptiane. Që nga kjo humbje prijësit saud vinin nga prijësi e fiseve besnike të perandorisë Osmane. Emiri Abd-al-Aziz II. ibn Saud (sundoi nga 1902-ta)që më vonë merret edhe si themelues i Arabisë Saudite (1932) ja arriti që të shkëputë nga kthetrat e perandorisë Osmane, tokat e dinastisë dhe fisin e tij. Edhe ky po ashtu provoi që të përdorë fuqinë e lëvizjes reformuese islame për sulme ushtarake në Arabi. Fitorja vendimtare e tij ishte kundër dinastisë konkurrente, dinastisë së Hashemidëve, të cilët mbanin nën sundim qytete e shenjta. Me luftëra të tjera Arabia Saudite i bashkëngjitë territorit të saj pjesë tjera arabe gjatë vitit 1932. Burimet e Naftës dhe basenet e naftës kanë bërë që ky vend të ketë një rëndësi ekonomike dhe industriale në nivel botërorë. Arabia Saudite është Monarki islame absolute e udhëhequr nga Abdullah bin Abdulaziz Al Saud, i cili ka edhe funksionin e kryeministrit…Mbretit i nënshtrohet kuvendi i ministrave i themeluar në vitin 1993 që ka 120 anëtarë me mandate prej katër vitesh. Të gjithë anëtarët e kuvendit të ministrave zgjidhen personalisht nga mbreti. Kuvendi nuk ka fuqi legjislative apo juridike por luanë funksionin e kabinetit të këshilltarëve të mbretit…ndikimin më të madh në popull kanë Ulemët, klerikë që predikojnë në xhamitë e vendit. Vendi është ndarë në 13 rrethe administrative (sipas vitin 1993), të cilat administrohen nga një i dërguar personal i mbretit. Arabia Saudite ka nj sipërfaqe 2 218 00 km katrore, ka gjuhë zyrtare arabishten dhe kryeqytet Riadin.