Shpërthimi në Teksas, vdes një person dhe dhjetëra të plagosur

587
Pas një shpërthimi në një spital në Teksas ku mbaheshin kryesisht të moshuar, një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ka ndodhur në një zonë në ndërtim e sipër në qytetin e Gatesville.
Shkaku mendohet se ishte një gjenerator elektrik. Pacientët dhe pleqtë në azil u evakuan dhe energjia elektrike u shkëput në disa zona. Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale duket tymi i zi në ajër në Spitalin ‘Memorial’ të Coryell. Shpërthimi ndodhi në një pjesë të spitalit ku po punohej për të ndërtuar hapësira shtesë. Disa prej të lënduarve pësuan djegie të rënda dhe u dërguan në spital. Ndërkohë, po bëhen kërkime për të gjetur viktima të tjera.
Sigal