Shpërthim në qendër të Parisit, 5 të plagosur

453
Një shpërthim ka tronditur një ndërtesë banimi në qendër të Parisit. Pamjet janë sjellë nga mediat e huaja, nga fotografi kryesisht të publikuara në rrjetet sociale. Po sipas medieve të huaja, deri më tani nuk ka informacione shtesë, përveçse atij se banorët vendas tanimë janë evakuuar. Shkaku i shpërthimit në Paris ende nuk dihet, megjithatë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë sugjeruar se kishte shpërthyer gaz. Shpërthimi thuhet se ndodhi jo shume larg nga Montparnasse, në anën e majtë të lumit Seine dhe në afërsi të një kolegji ‘Ferrandi’, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka të plagosur, por ambulancat menjëherë kanë shkuar në atë zonë.
Sigal