SHBA nis zbatimin e politikës tregtare “Amerika e para”

180
Shtetet e Bashkuara miratuan tarifa të reja mbi lavatriçet e importuara dhe tablotë diellore.
Ky veprim është në përputhje me politikën tregtare “Amerika e para” të presidentit Donald Trump, e cila synon të mbrojë prodhuesit vendas nga konkurrenca e huaj.
Prodhuesit kinezë të tablove diellore dhe prodhuesit e lavatriçeve në Korenë e Jugut do të preken më së shumti nga tarifat e reja. Të dyja vendet i kanë kritikuar ato.
Tarifat, sidomos për lavatriçet dhe pjesët e tyre, në disa raste do të jenë më të larta për 50 përqind.
Por, tarifat e reja shihen si lëvizja më e rëndësishme në tregti e presidentit Trump prejse ai ka tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja Partneriteti Trans-Paqësor dhe prejse ka vendosur të rinegociojë Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Amerikën e Veriut.
Tarifat e reja u miratuan nga presidenti Trump pasi Komisioni i Tregtisë Ndërkombëtare i SHBA-së konstatoi se prodhuesit vendorë po dëmtohen nga importet më të lira.