Rusia planifikon të dërgojë ndihma në Siri

436
Qeveria ruse ka planifikuar që të dërgojë ndihma në disa prej qyteteve më të prekura nga lufta e Sirisë. Lajmi është dhënë nga zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Sergei Rudskoi, i cili tha se pas operacineve të suksesshme ushtarake, Moska do të kontribuojë në rimëkëmbjen e qyteteve me anë të misioneve humanitare. Ai shtoi se qytetarët sirianë kanë nevojë të menjëhershme për ndihmë, pasi në shumë zona ka mungesë ushqimesh dhe medikamentesh.

“Qytetarët sirianë po i rikthehen jetës normale gradualisht. Për këtë aryse Rusia i ka vendosur vetes një tjetër qëllim. Ne do të nisim në Siri ndihma në ushqime dhe medikamente, për të përshpjejtuar procesin e rimëkëmbjes së qyteteve. Në shumë zona, banorët vuajnë nga uria dhe problemet e tjera shëndetsore, ndaj duhet që sa më shpejt të nisim nga puna.”

Rusia bëri edhe një bilanc të operacioneve ushtarake ruse, duke thënë se në 100 ditë, forcat ajrore kanë ndërhyrë në 217 qytete siriane duke cliruar më shumë se 1.000 kilometër katrorë hapësirë territorial. Zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes nënvijëzoi se këto operacione do të vijojnë deri në normalizimin e plotë të situatës politiko-shoqërore.
Sigal