Qeveria e Zvicrës mbron ligjin për konfiskimin e pasurisë së emigrantëve

47
Qeveria e Zvicrës ka mbrojtur ligjin e saj që kërkon nga azilkërkuesit të dorëzojnë pasurinë, e cila tejkalon vlerën prej 1,000 dollarësh. Pasuria raportohet të jetë konfiskuar në mbi 100 raste në Zvicër, vitin e kaluar.

Këshilli për Refugjatë i Zvicrës ka thënë se praktika është e padrejtë. Por, qeveria këmbëngul se politika reflekton dëshirën e votuesve zviceranë. “Ligji zviceran thotë se refugjatët azilkërkues, të cilët kanë para, duhet të kontribuojnë në shpenzimet që shkaktojnë për kohën sa janë këtu. Ndaj, ne i marrim sendet e tyre të vlefshme kur ata arrijnë në Zvicër”, ka thënë zëdhënësja e qeverisë, Lea Wertheimer, për televizionin zviceran, shkruan rel.
Këtë javë edhe Danimarka ka dalë me propozimet për të konfiskuar paratë e gatshme të emigrantëve dhe sendet e tjera individuale në vlerë prej më shumë se 10,000 kroner (1,340 dollarë). Ligjvënësit danezë kanë debatuar për planet të mërkurën, ndërsa ligji pritet të miratohet po këtë muaj.