Përleshja në derbin e Beogradit, ja bilanci i të plagosurve

469
Sigal

Përplasjet e dhunshme kanë ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Partizanit dhe Zrvena Zvezda që përfundoi me rezultatin 1-1. 17 të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ky mësohet të jetë bilanci i dhunës që shpërtheu dje mes tifozëve në derbin e Beogradit.

Beograd 2

Përplasja mësohet se nisi në momentin kur disa mbështetës të Crvena Zvezdas kaluan në një nga sektorët ku ishin akomoduar ultrasit e Partizanit, e pikërisht pas reagimit të këtyre të fundit situata për disa momente doli jashtë kontrollit.

Beograd 3

Ndeshja u ndërpre për 10 minuta, kohë gjatë së cilës tifozëritë dhuruan “spektakël” me përplasjen mes tyre, duke i detyruar forcat e rendit të ndërhynin dhunshëm për të shmangur më të keqen.