Pasagjeri kishte ngatërruar linjën, avioni japonez kthehet në gjysmë të fluturimit

541
Kompania ajrore japoneze “All Nippon Airways” (ANA) njoftoi sot se një prej avionëve të saj që po operonte një fluturim mes Los Anxhelesit dhe Tokios i është dashur të kthehej në gjysmë të fluturimit sepse një pasagjer kishte ngatërruar avionin.
Fluturimi NH175 i ANA-s me destinacion Tokyo Narita u nis nga Los Anxhelesi në orën 11:36 (19:36 GMT), por i është dashur të kthehej në gjysmë të fluturimit pas katër orësh, ndërkohë që fluturonte mbi Paqësor në jug të Alaskës duke u kthyer në pikën e nisjes në orën 19:32 (mercredi 03:32 GMT), sipas të dhënave të fluturimit në faqen e FlightAware.
“Sipas procedurave të sigurisë së kompanisë, komandanti i bordit ka vendosur rikthimin në aeroportin e nisjes, ku pasagjeri ka zbritur”, theksoi ANA në një komunikatë.
“ANA po heton lidhur me këtë situatë për të kuptuar pse pasagjeri ka hypur në këtë avion”, theksoi kompania duke u kërkuar falje të gjithë pasagjerëve të saj.
“Kalova tetë orë në një avion për asgjë”, shkruan e indinjuar në Twitter modelistja amerikane, Christine Teigen, që ndodhej në bord me bashkëshortin, muzikant dhe aktor, John Legend.
“Pse duhet të dënoheshim të gjithë për gabimin e një personi të vetëm? Pse nuk ndaloi në Tokio dhe të rikthente personit tjetër? Të gjithë kanë të njëjtat pyetje”, shprehet ajo në rrjetin social.
Sigal