Obama viziton sot për herë të parë xhaminë në Baltimore

159
Për herë të parë në cilësinë e presidentit, presidenti amerikan Barack Obama, sot viziton një xhami amerikane. Vizita e tij ka për qëllim mbrojtjen e lirisë fetare në kohën kur është rritur retorike anti-myslimane në Shtetet e Bashkuara. Obama do vizitojë xhaminë e Shoqërisë Islmike në Baltimore, ku do bisedojë me udhëheqësit e komunitetit. Javën e kaluar, Obama i bë presidenti i parë që ka folur në ambasadën izraelite. Gjatë fjalës së tij në ambasadë, ai paralajmëroi për rritjen e anti-semitizmit në botë.

Gjatë fjalës së tij në Baltimore, Obama do japë një mesazh të ngjashëm. Obama ka bërë thirrje tek amerikanët që të hedhin poshtë komentet anti-myslimane të bëra nga politikanët, më së shumti kohëve të fundit nga kandidati republikan, Donald Trump. Trump ka bërë thirrje që mysliimanëve t’iu ndalohet vizita në Shtetet e Bashkuara. Thirrja e tij ka pasuar sulmin në San Bernardioni të Kalifornisë, në muajin dhjetor, ku nga një çift i armatosur kanë mbetur të vdekur 14 persona.