Nga njëra anë e globit në tjetrën për 5 orë, rikthehen fluturimet supersonike për pasagjerë

652
Sigal

Avionët supersonikë për pasagjerë mund të kthehen sërish në përdorim.

Nëse futen në funksion ata do e shkurtonin ndjeshëm kohën e fluturimit sidomos për distanca të gjata.

Një fluturim nga San Francisco (SHBA) në Shangai (Kinë) që zakonisht zgjat rreth 13 orë do mund të bëhej për më pak se gjysmën e kohës, vetëm 5.5 orë.

Pas daljes në pension të avionit Concord, i vetmi deri tani që ka kryer fluturime supersonike për pasagjerë, futja në treg e kompanisë kineze ‘Boom’ mund të rikthejë fluturimet e shpejta brenda vitit 2023.