Mustafa: Deri më 30 nëntor përmbushen kriteret për liberalizimin e vizave

490
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa theksoi sot se në mesin e 95 kritereve të Bashkimit Evropian për procesin e Liberalizimit të vizave kanë mbetur edhe 8 pa u përmbushur dhe deri më 30 nëntor do të përmbushen edhe këto. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë Mustafa tha se Bashkimi Evropian nuk ka arsye që të mos e caktojë datën për Liberalizimin e Vizave edhe për Kosovën.

Në këtë mbledhje Mustafa ka njoftuar edhe njëherë për vizitën e delegacionit të Kosovës në Nju Jork dhe takimet që kanë pasur me liderët e vendeve të ndryshme të botës.
Ai, tha që në fokus ka qenë anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, Liberalizimi i vizave, Anëtarësimi në Interpol dhe transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura. Mustafa tha po ashtu gjatë kësaj mbledhje se kanë marrë përkrahjen e shumë vendeve për anëtarësimin në UNESCO.
Sigal