Merkel: S’mund t’i japim azil kujtdo që beson se në Gjermani ka shans për punësim

506
“Nuk mund ti japim azil çdo kujt që beson se këtu ka një shans për punësim. Ankthi i ekonomisë nuk është arsye për azil” ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë për televizionin gjerman ZDF. “Vendet e Ballkanit duhet të bashkohen në BE, nuk ka persekutim politik. Askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota “në të kundërt nuk mund të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë” nënvizoi më tej Merkel.

Kancelarja gjermane bëri thirrje për një zgjidhje europiane. “Një politik e përbashkët europiane për azilkërkuesit” menjëherë pas shpëthimit të Greqisë “është projekti tjetër i madh për Europën, ku duhet të tregojmë se jemi në gjëndje të veprojmë së bashku”. Gjithashtu duhet të kemi një klasifikim të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës. Në Gjermani është debate nëse Bosnja dhe Hercevogina, Serbia dhe Shqipëria duhet të klasifikohen si vende të tilla.
Sigal