Sigal

Uilla, uragani  jashtëzakonisht i rrezikshëm, që ka arritur në kategorinë e katërt , po i afrohet zonës turistike në bregun e Paqësorit në Meksikë dhe  ka detyruar Qeverinë të paralajmërojë banorët të largohen nga zonat e tyre edhe të kenë kujdes.

Autoritetet meksikane u kanë thënë thirrje banorëve të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që janë mbyllur edhe shkollat dhe janë anuluar një varg aktivitetesh tjera. Uragani pritet të arrijë në brigjet e plazhit Mazatlan në pasditën e së martës.

Uragani Uilla, e cila ka arritur deri në kategorinë e pestë, është nisur drejt brigjeve të banueshme me erëra në shpejtësi të 240 kilometrave në orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Uragane në SHBA.

Gati tre vjet më parë, Stuhia Patrisia, një nga stuhitë më të fuqishme në histori, pati prekur brigjet e Puerto Vallartas, duke shkaktuar rrëzim të pemëve dhe ka detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre, njofton REL. Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, i ka bërë thirrje popullit të tij të përgatitet dhe të largohet nga zonat që pritet të preken nga uragani.