Mbreti Felipe i bën thirrje katalanasve të heqin dorë nga pavarësia

103
Mbreti spanjoll Felipe i Gjashtë i kërkoi fituesit në zgjedhjet rajonale të Katalonisë të shmangin përplasjet e reja pas përpjekjes për të shpallur pavarësinë e rajonit.
Duke iu referuar qytetarëve për Krishtlindje, Felipe paralajmëroi se parlamenti i ri i Katalonisë duhet të merret me “çështjet e të gjitha katalanasve, me respekt për pluralizmin dhe qëndrimin e përgjegjësisë për mirëqenien e të gjithëve.”
“Këtë herë nuk duhet të çojë në konflikte të reja dhe përjashtimit, sepse siç e kemi parë, kjo çon në pasiguri dhe dekurajim,” tha monarku 49-vjeçar.
Felipe tha se rruga e ndarjes do të çonte drejt “varfërisë ekonomike, morale dhe qytetare të të gjithë shoqërisë”.
Partitë që avokojnë për pavarësinë e Katalonisë fituan 45% të votave në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 21 dhjetor.
Katalonia më 1 tetor mbajti referendum mbi pavarësinë pavarësisht kundërshtimit nga qeveria qendrore në Madrid, dhe më pas më 27 tetor e shpalli pavarësinë, e cila është arsyeja pse qeveria e kryeministrit Mariano Rajoy pezulloi autonominë e rajonit, duke shpërndarë parlamentin.