Marrëveshja për Brexit duhet të arrihet deri në tetor, 2018

109

 

Mbretëria e Bashkuar do të duhet të arrijë marrëveshje
për dalje nga Bashkimi Evropian deri në tetor të vitit 2018, tha
kryenegociatori i BE-së për këtë proces, Michel Barnier.

Ai u tha gazetarëve se është
ngritur një task-forcë prej 30 vetash, në mënyrë që BE-ja të jetë gati, kur të
thirret Artikulli 50, për daljen e një shteti nga blloku evropian.

“Koha do të jetë e shkurtër.
Është e qartë se periudha për negociata do të jetë më e shkurër se dy vjet”,
tha Barnier për gazetarët në Bruksel.

Kryeministrja e Britanisë,
Theresa May, ka thënë se pret që të tërheqë Artikullin 50 në fund të marsit –
hap i cili zyrtarisht nis negociatat dyvjeçare për dalje nga BE-ja.

Britanikët, në referendumin e 23
qershorit, kanë votuar për dalje nga blloku