Lëkundje sizmike në Maqedoninë e Veriut, ja sa ballë

459
Sigal

Një tërmet me intensitet prej 3.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut.

Tërmeti është regjistruar mes Kërçovës dhe Dibrës.

Dridhjet janë ndjerë në të gjithë pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut madje edhe në Shkup. Ndërkaq disa tërmete 10 ditë më parë u regjistruan në rajonin e Tetovës.