Kriza e emigrantëve, “Bild”: Gjermania do të presë 1.5 mil rrefugjatë këtë vit

420
Gjermania përgatitet për presë rreth 1.5 milion emigrantë këtë vit, një shifër kjo më e madhe se ato të mëparshmet, ka raportuar sot e përditshmja gjermane “Bild”, duke cituar parashikime të fshehta të qeverisë.
“Presioni i emigrimit do të rritet më tej. Tani ne presim 7 deri në 10 mijë kalime ilegale të kufirit çdo ditë në tremujorin e fundit”, shkruan Bild.
Sipas gazetës, autoritetet gjermane janë të shqetësuara për rrezikun e “mungesës së kushteve” dhe ato tashmë po kanë probleme me numrin e nevojshëm të kontenjerëve për vendosje dhe kapacitetet sanitare për prurjet e emigrantëve të rinj.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania nuk do të dobësojë përkushtimin e saj për strehimin e azilkërkuesve.
Sigal