Kreu i AAK, Haradinaj: S’ka stabilitet pa tërhequr marrëveshjen e Brukselit

54
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duhet të tërheqë nënshkrimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kjo është kërkesa e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka kërcënuar se nëse nuk tërhiqet ky nënshkrim atëherë nuk do të ketë marrëveshje mes palëve politike.
“Asociacioni është gabim. Isa Mustfa le ta tërheq nënshkrimin për këto marrëveshje. E pastaj të kthehemi se bashku dhe të diskutojmë për gjendjen në vend. Pa tërheqjen e këtij nënshkrimit, nuk do të ketë qetësi as në vend e as në këtë Kuvend” u shpreh Haradinaj.
Opozita e bashkuar e Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do të nisë nënshkrimin e një peticioni për të shprehur kundërshtimet e tyre për marrëveshjen e arritura në Bruksel. Haradinaj u shpreh sërisht kundër kufirit me Malin e Zi, ku ky process sipas tij është gabim.