Kosovë, protestuesit opozitarë djegin disa makina pranë qeverisë

449
Ora 17:00 Pas vendimit për 30 ditë paraburgim për deputetin Donika Kadaj Bujupin situata në Prishtinë është përshkallëzuar, ku protestues të shumtë kanë djegur disa makina përpara ambienteve të qeverisë dhe në rrugët e Prishtinës.
Ora 16: 40 Gjykata e Prishtinës ka vendosur 30 dit paraburgim për Donika Kadaj Bujupin
Gjykata Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e arrestuar në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Express.
Seanca në Gjykatën Themelore ka zgjatur disa orë, por në fund është aprovuar kërkesa e Prokurorisë për masën e paraburgimit ndaj deputetes Donika Kadaj-Bujupi
Policia gazlotsjellës në drejtim të protestuesve
Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të aktivistëve të partive politike opozitare: Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, të cilët ishin të mbledhur para Qeverisë së Kosovës në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.
Të pranishëm në protestë kanë qenë edhe liderët e partive politike opozitare Visar Ymeri, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe deputeti Albin Kurti i cili është duke u kërkuar nga policia për arrestim.
Protestuesit të cilët ishin mbledhur para institucioneve për të kundërshtuar arrestimin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi, pasi kanë kuptuar se për të është kërkuar nga prokuroria masa e paraburgimit prej 30 ditësh kanë nisur të hedhin koktej-molotovi, ngjyrë dhe gurë në drejtim të policisë dhe institucioneve të Kosovës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet e saj, deri në orën 14:15, kanë arrestuar trembëdhjetë protestues të dhunshëm, si dhe kanë konfiskuar në vendngjarje një çantë të dyshuar, të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi.
Sigal