Kinë, fushatë mbi ndikimin e smartphon-it në jetën familjare

496
Një fushatë e re, e cila ilustron mënyrën se si smartphon-at mund të ndikojnë në jetën e marrëdhëniet familjare, vjen nga Kina.
“Tërheqja nga një telefon gjatë një bisede mes njerëzish, është si të ndërtosh një mur me tulla në mes tyre”- tha Juggi Ramakrishnan, Drejtor kreativ Ekzekutiv (ECD) e Ogilvy & Mather Shanghai. Sipas raportimeve në ‘Huffington Post”, qëllimi është që që njerëzit ta shohin ndikimin e ekranit të telefonit dhe të mendojnë në një tjetër kënvështrim për marrëdhëniet e tyre me të tjerët dhe telefonin e tyre .
Qendra për Kërkime psikologjike dhe Shenyang, icili është një organ qeveritar i fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit rreth çështjeve sociale, shprehen se varësia nga ekrani i telefonit është një çështje në rritje në Kinë. “Kjo është një pikë e caktuar që shoqëria kineze po përballet në rrugën e saj të zhvillimit të shpejtë,”-shprehet Drejtor kreativ Ekzekutiv (ECD) Ramakrishnan, duke vënë në dukje se smartphon-at dhe mediat sociale duket sikur po përshkojnë të gjitha aspektet e jetës së përditshme.
“Ky dominim ka potencialin të jetë veçanërisht i dëmshëm për familjet me fëmijë, Ekziston një trend alarmues i prindërve, të cilët injorojnë fëmijët e tyre të të gjitha moshave, duke i kushtuar më shumë vëmendje telefonave të tyre dhe tabletave”. – thotë Ramakrishnan
“Si pasojë, fëmijët mund të ndjehen se ata nuk janë duke marrë vëmendjen që ata kanë nevojë. Fëmijët të cilët kanë nevojë për reagimin e prindërve të tyre, kur ata janë të zemëruar, të trishtuar, të frustruar apo ngacmuar, tani nuk e gjejnë atë e duhet të konkurojnë me ekranin e telefonit pët ta patur. Është pothuajse si rivaliteti mes vëllezrve, vetëm se në këtë rast rivali është një pajisje elektronike. Kjo tendencë, në qoftë se nuk kontrollohet mund të çojë në probleme psikologjike.”- shton ai.
Ramakrishnan gjithashtu vuri në dukje se varësia nga pajisje të tilla, mund të shkaktojë tendosje në marrëdhëniet romantike, e partnerët mund të bëhen më pak të përgjegjshëm për ndjenjat e njëri-tjetrit dhe kanë më pak ndërveprime kuptimplote.
“Në fund të fundit, kjo fushatë ka për qëllim të nxisë bisedat rreth varësisë së smartphon-it. Qëllimi është që të rriturit të rishohin marrëdhëniet e tyre me ekranet e të mos i përdorin pajisjet e tyre elektronike kur janë me njerëz të tjerë.Të jenë ajo që fëmijët e tyre, miqtë e tyre ose partnerët e tyre duan. Njerëzit në jetën tonë duhet të marrin prioritet mbi pajisjet”- konkludon ECD.
Marrë nga: ATA
Sigal