Kopshtet në Kinë tashmë kanë një anëtar të ri. Bëhet fjalë për një robot shumë të vogël me kokë të rrumbullakët dhe fytyrë me ekran me prekje.I quajtur ‘’Keeko’’, roboti po përdoret tashmë në 600 shkolla të ciklit parashkollor në Kinë. Ai tregon histori dhe u ofron fëmijëve ushtrime logjike.

Në kopshtin Yiswind, në periferi të Pekinit, fëmijët dëgjojnë me vëmendje mësuesin e shkurtër android i cili rrëfen për to histori dhe tregime.

Projektuesit e firmës ‘’Keeko’’ kanë si objektiv për të rritur numrin e asistentëve nëpër klasa.