Kështjella më e lartë prej rëre

584
Një ekip ndërkombëtar artistësh kanë ndërtuar kështjellën më të lartë prej rëre në botë, në Gjermani. Një kompani udhëtimesh ishte nismëtare e projektit, me shpresën se do të sillnin rekordin botëror në Duisburg, pas një përpjekjeje të dështuar vitin e kaluar.

Pas pothuajse një muaj punë, kështjella tashmë e përfunduar e rërës arriti lartësinë 16.68 metra dhe u regjistrua zyrtarisht nga rekordet “Guinness” si kështjella më e lartë prej rëre.

Mijëra tonë rërë janë përdorur për ndërtimin e saj dhe ndërtuesit u mbështetën tek një bazë më e gjerë dhe tek kompresimi më i madh i rërës.

Banorët lokalë e kanë ndjekur realizimin e projektit prej javësh, e tani thonë se ajo që artistët kanë arritur është thjesht fantastike.
Sigal