Juncker: Propozimi evropian për shmangien e “Brexit” është i drejtë për të gjithë

609
Marrëveshja paraprake e paraqitur një ditë më parë në Bruksel për të shmangur daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është e drejtë, më tepër në favor të Londrës sesa për partnerët evropianë, u shpreh para Parlamentit Evropian, presidenti i Komisionit Evropian.
“Propozimi i paraqitur një ditë më parë në tryezën e bisedimeve nga ana e presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk është e përshtatshme për Britaninë e Madhe dhe për 27 vendet e tjera të shteteve anëtare”, vlerësoi Jean-Claude Juncker gjatë një seance plenare në Parlament.
“Si kryeministri britanik David Cameron, ashtu edhe ne dëshirojmë të gjithë që Bashkimi Evropian të jetë më konkurrues dhe të krijojë më tepër vende pune”, argumentoi Juncker, duke vënë theksin se Parlamenti evropian duhet gjithashtu të vendosë për reformat e parashikuara për të plotësuar kërkesat e Londrës.
Në rishqyrtimin e katër fushave ndaj së cilave Tusk propozoi masat, tashmë ato do të diskutohen nga 27 shtetet e tjera anëtare të BE-së, Juncker vuri theksin se do të ishte mëse e qartë që të gjitha shtetet anëtare nuk do të mbajnë të njëjtin qëndrim në të gjitha fushat e paraqitura, kompetencë e BE-së. /v.b/
Sigal