Italia zbulon një qytet të lashtë nënujor

606
Një vendbanim i madh romak, 1700 vite i lashtë, është zbuluar në brigjet e Tunizisë pas disa vitesh eksplorime arkeologjike në kërkim të qytetit të lashtë të Neapolisit.

Neapolis besohet të jetë zhytur pas një cunami në shekullin e katërt pas Krishtit, i cili shkatërroi shumicën e tij . Megjithatë, për qytetin dihet shumë pak, sepse qytetarët e Neapolisit u bashkuan me një koloni të madhe afrikane në vend të Romës gjatë Luftës së Pestë Punike, e cila shkatërroi përfundimisht qytetërimin rival dhe vuri territoret e saj nën kontrollin romak.

Me aq referenca sa ka për Neapolisin në letërsinë romake, mendohet se qyteti është ndëshkuar për besnikëritë e tij. Një mision arkeologjik i përbashkët tuniziano-italian ka kërkuar vazhdimisht për gjurmë të Neapolisit që nga viti 2010.
Sigal