Ishte dita e së vërtetës për nxënësin  e ri, i cili pavarësisht se kishte studiuar nuk kishte arritur t’i kalonte provimet. Menjëherë pas zbulimit të situatës, babai i djalit një 53 vjeçar nga Shqipëria, ka shkuar në shkollë dhe ka dhunuar profesorin, shkruan një media italiane. I nxitur nga inati shqiptari ka ofenduar dhe goditur në të njëjtën kohë mësuesin italian.

Ka qenë vëtë djali i tij, ai që i ka ndarë duke mbajtur edhe babain e nxehur. Më pas të pranishmit kanë lajmëruar forcat e rendit. Tani shqiptari duhet të përballet me akuzën e kërcënimit publik, duke qenë se mësuesi ishte në punë.