Itali/ Arrestohet shqiptari dhe e dashura, ja pse iu bastis banesa nga policia

109

Një shqiptar dhe e dashura e tij janë arrestuar nga Policia e Milanos, për përmbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Burri shqiptar 36 vjeçar dhe e fejuara e tij 41 vjeçare, u arrestuan pas një hetimi të gjatë.

Në banesën e tyre policia gjeti kokadinë dhe një sasi të konsiderueshme parash.

Sipas policisë, çifti kishte ngritur një sistem të mireorganizuar të shpërndarjes së drogës.

Hetuesit janë prezantuar në banesën e çiftit me qentë e drogës dhe kanë verifikuar dyshimet e tyre.

Në shtëpi iu gjetën 35 gram kokainë dhe 1645 euro, që i kishin fituar nga shitja e fundit.