ISIS mban 17 fëmijë shqiptarë

470
Raportimet se 17 fëmijë jetimë nga Shqipëria kanë përfunduar në duart e Shtetit Islamik ka bërë që shoqëria civile dhe shoqatat që i mbrojnë të japin alarmin për rreziqet dhe situatën në të cilën ndodhet kjo kategori. Në ditët e fundit raportohet se 382 jetimë nga Shqipëria u trafikuan dhe po shfrytëzohen në rrugët e Londrës, ndërsa 17 fëmijë të tjerë përfunduan në duart e ISIS që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe trafikantët në Ballkan. Ndaj Ilir Çumani nga Shoqata e Jetimëve kërkoi ngritjen e një task force mes institucioneve të sigurisë për të parandaluar trafikimin dhe abuzimin me fëmijët.
“Të ngrihet një taskforcë e përhershme e përbërë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Prokurorinë e Përgjithshme për parandalimin e fenomenit të abuzimit dhe trafikimit të fëmijëve,” ka thënë Çumani Ish-presidenti, Alfred Moisiu, i vlerësoi të pamjaftueshme institucionet që kujdesen për këtë kategori ndaj edhe kërkoi që shteti të ngritët në nivelin e përgjegjësisë që ka. “Janë të pamjaftueshme për vetë arsyen se këta njerëz kanë nevojë për ngrohtësi, kanë nevojë për edukim” ka thënë Moisiu.
Ndërsa Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku, përdori shifrat për të treguar nevojën dhe rezultatet e mbështetjes se qeverisë. “Në kundërshtim të plotë me 8 vite abandonimit të procesit të pajtimit, një bashkëpunim të shkëlqyer me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Ministrinë e Brendshme dhe qeverinë. Nga 900 fëmijë të ngujuar që ishin në 2013, numri të zbresë në 590 në vitin 2014 dhe sot është në 68,” ka shtuar Marku. Në tryezën “Të gjithë frontalisht kundër abuzimit me fëmijët jetimë” morën pjesë personalitete të njohura në fushën e politikës, medias, OJF, aktorët institucionalë politikbërës e ligjzbatues.
Sigal