Humbin jetën 70 emigrantë në brigjet e Tunizisë

476
Sigal

Rreth 70 emigrantë janë mbytur ndërsa 16 të tjerë kanë mundur të shpëtojnë pasi një anije është fundosur në brigjet e Tunizisë.

Sipas mediave tuniziane, anija ishte nisur nga Libia dhe kishte si destinacion brigjet e Europës.

Me marrjen e njoftimit, anijet e shpëtimit vajtën me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa 16 personat që u shpëtuan dolën në breg falë një peshkatari të zonës.

Lajmi është pohuar edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës nga fundosja e anijes humbën jetën 50 persona.