Hollande: Bisedime urgjente për një tranzicion të mundshëm politik në Siri

500
Sigal

PARIS – Presidenti francez, François Hollande bëri sot thirrje për të filluar pa vonesa negociatat në Gjenevë për të mundësuar një tranzicion politik në Siri, ndërsa hapja e bisedimeve është planifikuar për ditën e nesërme, por mbetet ende e paqartë.

“Duhet në mënyrë urgjente të konkretizojmë masat humanitare por gjithashtu të bien dakord për etapën tjetër të trazicionit politik. “Ky fakt është mëse i mundshëm”, deklaroi Hollande gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin iranian, Hassan Rohani.

Ky tranzicion parashtron një proces negociatash politike mjaft të ngadalta”, u shpreh ai, nisja e bisedimeve të Gjenevës, fillimisht të parashikuara më 25 janar, tashmë janë shtyrë për ditën e nesërme. OKB-ja konfirmoi sot se bisedimet e paqes për Sirinë do të nisin nesër siç ishin planifikuar. Por opozita e mbledhur në Riad njoftoi gjatë mbrëmjes se nuk do të vendosë para së premtes për praninë e saj në Gjenevë.