Greqi, qeni zbulon drogën në shtëpi, pranga 40-vjeçarit shqiptar

458
Sigal

Policia greke në Selanik ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me një sasi të vogël kanabis.

Mediat në shtetin fqinj thonë se shqiptari u arrestua nga departamenti kundër narkotikëve në Selanik.

40 vjeçari shqiptar u arrestua pas kontrollit që iu bën në banesë me anë të qenit, ku iu zbuluan dy pako kanabis të papërpunuara me peshë 279 gram.

Shqiptari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë në Greqi.