Gjykata Speciale, Mustafa: Nuk cënohet sovraniteti, Haradinaj: Përbindësh ligjor

458
Kuvendi i Kosovës nis diskutimin me të vetmen pikë të rendit të ditës – miratimin e amendamentit kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale.
Miratimi i këtij amendamenti është i mundur vetëm me anë të dy të tretave të votave të deputetëve të Kuvendit.
Ora 11: 13 Ramush Haradinaj tha se Gjykata Speciale do t’i sjellë probleme Kosovës dhe se krijimi i Gjykatës Speciale është përbindësh ligjor.1
“Qeveria duhej të kishte ndalë amendamentet e huaja dhe të propozonte amendamentet e veta. Bëj thirrje të mos e votoni, nuk është se i themi miqve jo, por u ndihmojmë të gjejmë një zgjidhje jo në mënyrë selektive” tha Haradinaj.
Vetëvendosja kunder 
Lëvizja Vetëvendosje kundërshton ashpër themelimin e Gjykatës Speciale. Deputeti Glauk Konjufca u shpreh se themelimi i kësaj gjykate është cungim i sovranitetit të Kosovës.
Ora 11:10 LDK pro Gjykates 
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje themelimit të Gjykatës Speciale. Kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie politike, Ismet Beqiri ka thënë se amendamenti kushtetues është në harmoni me Kushtetutën, kështu që i ka dhënë mbështetje.
Ora 11: 00 Te largohen forcat speciale jashte Kuvendit 
Deputetët opozitarë i ripërsërisin kërkesën kryetarit të Kuvendit që të largohen forcat speciale nga oborri i Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se njësitë speciale janë me pajisje komplete sikurse të ishte luftë. Ai tha se këto forca nuk kanë se çfarë kërkojnë në oborrin e Kuvendit. Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosjes refuzoi të prezantojë amendamentin duke e quajtur të turpshëm.
Mustafa: Nuk cenon sovranitetin
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke prezantuar amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale tha se: ky amendament bazohet në letërkëmbimin mes presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish-shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, që më pas ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës si marrëveshje ndërkombëtare.
Mustafa ka thënë se ky amendament nuk cenon sovranitetin dhe kushtetutën e Kosovës, andaj edhe ka ftuar të gjithë deputetët që ta miratojnë.
Sot debati
Parlamenti i Kosovës pritet të votojë në orën 10:00 amendamentet dhe projektligjin që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë mbi krimet e pretenduara të kryera nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në periudhën 1999-2000, ndërsa nuk dihet ende nëse juridiksioni i saj do të shtrihet edhe në hetimin e krimeve politike të pasluftës.
Opozita ka paralajmëruar që nuk do të votojë pro, ndërsa mendohet se edhe pjestarë të partive në pushtet, PDK dhe LDK, janë kundër ngritjes së kësaj gjykate që sipas tyre cënon sovranitetin e vendit. Megjithatë, pas disa shtyrjeve për arsye teknike, projekligji ka mbërritur në parlament.
Që prej orës 9:00, policia e Kosovës ka blinduar godinën e parlamentit pasi pritet që ndërsa seanca vazhdon, të ketë edhe një protestë të organizatave të veteranëve të luftës dhe partive opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

REL
Sigal