Gjermania 150 milionë euro ndihmë për rikthimin e azilkërkuesve

464
Sigal

Berlini do të ndërmarrë një program prej 150 milionë
eurosh ndihmë për rikthimin e azilkërkuesve që nuk kanë perspektivë të
qendrojnë në Gjermani ose që dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre të
origjinës, njoftoi sot ministri i Zhvillimit në një intervistë.

“Për
tre vitet e ardhshme, ne do të vëmë në dispozicion 50 milionë euro në vit për
këtë program rikthimi”, theksoi ministri Gerd Muller për të përditshmen
rajonale “Augsburger Allgemeine”.

Konkretisht,
masat e ndihmës do të përfshijnë personat me origjinë nga Iraku, Afganistani
dhe vende të ndryshme të Ballkanit që, për arsye të ndryshme, dëshirojnë të
kthehen në shtëpitë e tyre ose të cilëve kërkesa për azil nuk mund t’iu
pranohet, sipas një dokumenti që prezanton këtë progra.

Bëhet
fjalë për Gjermaninë t’i ndihmojë të ndërmarrin një nisje të re në vendin e
tyre të origjinës.

”Ne
nuk mund t’iu ofrojmë arsim, trajnim, punësim dhe ndihma”, theksoi ministri.

Gjermania,
që priti 900 000 azilkërkues në vitin 2015, ka vendosur të shtrëngojë masat
përsa i përket imigracionit