Foto me dron, çfarë la pas katastrofa natyrore në Greqi

165

Gadishulli i bukur i Halkidikit në Greqinë e veriut, i njohur si një ndër destinacionet më të preferuar edhe për shqiptarët, u shkatërrua dy ditë më parë nga stuhia që përfshiu vendin fqinj.

Mediet greke kanë publikuar sot pamje të reja me dron, që tregon pasojat e rënda të katastrofës natyrore. Gjithçka ka ndodhur në vetëm pak minuta dhe gadishulli është shkatërruar, duke lënë pas edhe shtatë viktima e mbi 100 të plagosur.

Stuhia e fuqishme me erëra të forta dhe shi krijoi panik të madh në gjithë vendin e mbushur nga turistët. Më poshtë, po ju sjellim pamjet me dron të asaj që mbeti nga stuhia e tmerrshme.